LDK-ja merr vendim për Degën III në Prishtinë: Abrashi dhe Borovci tërhiqen nga gara

17 qershor 2019 | 16:29

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.

Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në terren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.

Është bërë me dije se me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar listën e anëtarëve më…