LDK-ja, mesazh qytetarëve: Nuk duhet ta shisni votën
Lidhja Demokratike e Kosovës )LDK) u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë që të mundësohen zgjedhje të drejta dhe një proces i mirëfilltë.
Përmes një konference për medie, shtabi zgjedhor i LDK-së ka shprehur shqetësimet për disa parregullsi dhe disa shkelje ligjore të cilat kanë ndodhur në disa vendvotime.
Zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Doruntina Maloku, ndër tjera ka thënë se LDK-ja ka një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha organet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë.
“Ne bëjmë thirrje që gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të ushtrojnë kompetencat e tyre që të organizohet një proces ferr dhe demokratik në të cilin respektohen në përpikëri vullneti i qytetarëve”, tha Maloku.
Duke i ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ajo ka theksuar se qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre sepse sipas saj duhet të mbrohen vlerat demokratike për të cilat sipas saj kanë luftuar.