LDK-ja: Nagip Krasniqi dhe Martin Berishaj kanë qenë në krye të mafisë energjetike
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, ka folur për aktakuzën ndaj Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në këtë konferencë, Azemi ka përmendur edhe Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Slloveni, i cili po ashtu po hetohet nga Kosova.
Sipas Azemit, Krasniqi dhe Berisha kanë qenë në krye të mafisë energjetike.
“E derisa me Martinin bëheshin pazare andej në dëm të KEK-ut e qytetarëve, pikërisht në KEK janë negociuar e arritur plot 113 tenderë sekretë në vlerë të mbi 100 milionë euro. Kjo dyshe famëkeqe ka qenë në krye të mafisë energjetike, Nagip Krasniqi, duke siguruar që të blihet energji elektrike, madje në kundërshtim me ligjin e duke negociuar tender sekretë me dostat e tij në pushtet, kurse kryemafiozi Martin Berishaj që shpërblehej me miliona euro nga GEN-i me seli në Beograd të Serbisë, duke ndërmjetësuar”, ka thënë Azemi.
a.