LDK-ja ndan video-përmbledhjen e tubimit madhështor në Vjenë

08 dhjetor 2024 | 17:34

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së shtunë ka mbajtur tubim me mërgatën në Vjenë, e sot kjo parti ka ndarë një video përmbledhëse nga ky takim.

Në postim shkruhet po ashtu se të gjithë po i ribashkohen LDK-së, që sipas tyre është shpresa e parë dhe e fundit e Kosovës.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Vjenë që iu përgjigjen thirrjes për ringritje të djathtë kombëtare. Nga Vjena e gjithandej, sikurse anë e kënd Kosovës; të gjithë po i ribashkohen LDK-së, shpresës së parë dhe të fundit të Kosovës!”, shkruhet në postim.

E Abdixhiku i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim.

“Të dashur bashkatdhetarë, vëllezër e motra këtu në mërgatë, më lejoni të ju falënderoj nga zemra për këtë organizim madhështor, që edhe e bëtë të ngrohtë, e të ju falënderoj për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë këtij besimi për ringritje të djathë kombëtare”, u shpreh kreu i LDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas ndaljes dyditore…