LDK-ja në Fushë Kosovë refuzon ta emërtojë një rrugë “Adem Demaçi”

02 tetor 2018 | 11:27

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë më 11 shtator të këtij viti ka marrë vendim që t’i propozojë komunës për ndërrimin e emërtimit të rrugës “Dardania”, në emrin e atdhetarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Përmes një komunikate për media, kjo parti ka bërë me dije se ky propozim nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK-së.

“Grupi parlamentari i PDK-së i Komunës së Fushë Kosovës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të mbajtur më 26.09.2018, ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën para asamblistëve. Për çudi, por jo befasi kërkesa nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj, që as nuk dinë dhe as nuk duan të njohin dhe promovojnë vlerat dhe historinë tonë kombëtare. Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i bën thirrje pushtetit komunal, që të paktën kësaj here të bëjë diçka për njerëzit që dhanë dhe kontribuuan për Çështjen Kombëtare. Që mos të lanë qytetin e Fushë Kosovës dhe qytetarët e saj pa heronjtë tanë kombëtare. Komuna e Fushë Kosovës është e vetmja e cila ka mbetur mbrapa krahas komunave tjera me rrugë dhe sheshe pa emra të veprimtarëve që u flijuan për lirinë tonë”,  është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pasi bashkëthemeluesit e “Instagram”-it kanë dhanë dorëheqjen, është…