![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/ldkakr.jpg)
LDK-ja në koalicion me AKR-në dhe PD-në
08 qershor 2020
| 23:13
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë do të lidhë koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë.
Sipas njoftimit për medie, marrëveshjet për koalicion do të bëhen nesër (e martë) nga ora 12:00.
“Të nderuar! Nesër (e martë), më datë 9 qershor 2020, në orën 12:00 në selinë e LDK-së, Dega në Mitrovicë, bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të koalicionit në mes të LDK-AKR dhe LDK-PD. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të LDK-së.
(V.Z / Epoka e re)