LDK-ja nesër mban akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën
20 janar 2019
| 13:34
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se nesër ( e hënë) do të mbajnë një akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova, me rastin e 13-vjetorit të vdekjes së tij.
Të nderuar qytetarë, nesër, më 21 janar 2019, mbushen 13 vjet nga shkuarja në amshim e kryetarit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dijetarit e burrështetasit të Kosovës, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast, LDK-ja organizon akademi përkujtimore në ora 12:00 në ‘Golden Imperial’ në Lagjen e Veternikut, në Prishtinë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/