LDK-ja nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm, pritet zgjedhja e kryesisë së re

08 dhjetor 2023 | 16:26

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër (e shtunë) do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku pritet edhe të zgjedhet Kryesia e re e partisë.

Siç njofton LDK, mediet do të kenë mundësi ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe më pas duhet të lirojnë sallën ku këshilli do t’i vazhdojë punimet.

“Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që këshilli të vazhdojë me punimet”, ka njoftuar LDK-ja.

Pas këtij takimi, kryetari i LDK-së do të mbajë një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti malazez Simon Vukçeviç është arrestuar në pikën kufitare Gostun…