
LDK-ja nesër publikon listën e kandidatëve për deputetë
05 shtator 2019
| 12:59
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Besian Mustafa, ka thënë për “Klan Kosova” se sot është diskutuar vetëm draft-lista e kandidatëve të mundshëm për deputetë që do të garojnë në zgjedhje e parakohshme.
Sipas tij, lista përfundimtare pritet të publikohet nesër (e premte) kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ.
Ai ka theksuar se në lista nuk do të ketë persona të dënuar, derisa nuk ka treguar nëse do të ketë persona me aktakuzë.