LDK-ja ngushëllon familjen Haradinaj
17 qershor 2018
| 13:15
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së babait, Hilmi Haradinaj.
LDK-ja e kujton Hilmi Haradinajn si burrë të fortë që kaloi shumë sfida dhe dhimbje në jetën e tij.
“Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella kryeministrit Haradinaj dhe gjithë familjes së tij për ndarjen nga jeta të babait, z. Hilmi Haradinaj. I qoftë i lehtë dheu këtij burri të fortë që kaloi shumë sfida dhe dhimbje në jetën e tij”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të grupit parlamentar të LDK-së.
/Epoka e re/