LDK-ja nuk ka votë as për Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër

27 prill 2025 | 11:07

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje nuk ka votë as për Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër.

Ajo bëri thirrje për një marrëveshje politike mes VV-së dhe partive të tjera, por jo me LDK-në.

“Institucionet konstituohen me marrëveshje politike. VV insiston të marrë të gjitha institucionet pa pasur shumicën, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se është dështim i VV-së nëse nuk lënë hapësirë për bashkëpunim me asnjë parti politike.

LDK-ja ka marrë një ftesë për takim nga Kurti pas zgjedhjeve, por e ka refuzuar atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të…