LDK-ja numëron mashtrimet e Qeverisë Kurti: Mashtruan për energji të lirë, por u shtrenjtua 100%
12 shkurt 2023
| 12:45
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)ka renditur disa nga ‘mashtrimet’ që ajo i ka quajtur të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti.
Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte energji të qëndrueshme dhe të lirë, kurse shton se realiteti është ‘shtrenjtimi 100% i energjisë’
Kësisoj, LDK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka “mashtruar për energji të lirë dhe energji të qëndrueshme.
Po ashtu, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria nuk e ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.