LDK-ja organizon konferencë për Ibrahim Rugovën, pjesëmarrës edhe Edi Rama
07 qershor 2024
| 11:21
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se të hënën do të organizojë një konferencë ndërkombëtare që i kushtohet Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës.
Konferenca, që titullohet “Rugova dhe Perëndimi”, mbahet në shënim të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës dhe në nderim të trashëgimisë politike të presidentit Rugova.
Në mesin e pjesëmarrësve në dy panelet është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, ka njoftuar LDK-ja.