LDK-ja: Osmani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e LV-së
24 janar 2021
| 12:23
Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur të dielën një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për deputete nga LDK-ja dhe zëdhënësja e shtabit zgjedhor të kësaj partie, Ardita Dushi, ka thënë se ushtruesja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në.
Sipas saj, ky kërcenim është bërë nga Osmani për ta favorizuar Lëvizjen Vetëvendosje.