LDK-ja: Partitë Popullore Evropian përkrahin Kosovën në institucionet e BE-së

07 nëntor 2018 | 14:56

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) në Helsinki.

Delegacionit është duke i prirë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ndërsa po marrin pjesë edhe Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Lirie Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi.

Kongresi i EPP-së mbahet më 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Njëkohësisht, do të diskutohen poashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike.

Fakti që LDK është anëtare e EPP-së është e një rëndësie të veçantë pasi EPP-ja është organizata politike më e madhe në Evropë dhe anëtarët tjerë të EPP-së nga vendet tjera evropiane, siç është CDU e Gjermanisë e udhëhequr nga kancelarja Merkel, përkrahin dhe ndihmojnë Kosovën në institucionet e Bashkimit Evropian.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ioannis…