LDK-ja pas dy orësh paraqitet para mediave
02 maj 2020
| 11:42
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media për sot në orën 14:00.
“Sot (e shtunë), më datë 2 maj 2020, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, në selinë qendrore”, është thënë në njoftimin e kësaj partie.
LDK-ja nuk ka treguar arsyen e konferencës.