LDK-ja pas takimit Mustafa-Ahmeti: Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme
30 maj 2019
| 14:08
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmetin, me të cilin ka diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
“Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës”, është thënë në komunikatën e LDK-së.
Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë.
/Epoka e re/