LDK-ja për paralajmërimet për atentat: Të bëhen hetime të pavarura

20 janar 2023 | 13:27

Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.

Po ashtu LDK-ja ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.

“LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari…