LDK-ja: Për tri vjet, kjo qeveri i ka dhënë 781 tenderë sekret
07 prill 2024
| 11:37
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se lufta kundër korrupsionit është propagandë.
Sipas LDK-së, për vetëm tre vite, kjo qeveri i ka dhënë plot 781 tenderë sekret; plot 209 milionë euro të dhëna në formë sekrete.
“I bie që çdo ditë në këtë Qeveri është nënshkruar në 4 sy 1 tender sekret. Pra, një tender sekret për çdo ditë. Praktika e tenderëve sekret është rritur nga viti në vit; 30 milionë vitin e parë, 70 milionë vitin e dytë, plot 109 milionë euro në vitin e tretë”, është thënë në njoftimin e LDK-së.