LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, për qeverisje i ka të vjetrit

06 maj 2020 | 09:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në televizionin e Shqipërisë e ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, kurse e ka lavdëruar Vjosa Omanin. Ai ka thënë se LDK-ja nuk e ka prioritet as partinë e vet, përveç interesave të ngushta.

“Pa Vjosa Osmanin, udhëheqja e LDK-së po e kthen këtë parti të tretën me vota. Kjo tregon se nuk e ka partinë prioritet, ka disa interesa të ngushta dhe kjo është për të ardhur keq”, ka shprehur mendimin Kurti në RTSh.

“Njerëzit kishin shumë shpresë tek ata, pikërisht nga bashkëpunimi i Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky bashkëpunim ishte shpresa e qytetarëve. Po shihet që LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, e për qeverisje ata të vjetrit, që kanë qenë më herët në koalicion me PDK-në’’, ka deklaruar Kurti.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, ka…