LDK-ja përkrah kërkesat e Rrjetit të Grave të Kosovës

17 dhjetor 2018 | 15:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, së bashku me deputeten Vjosa Osmani dhe deputetin Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Në këtë takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës kanë paraqitur kërkesat e tyre buxhetore për shpenzimet e strehimoreve për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së grave si dhe të fëmijëve që kanë përjetuar dhunë në familje.

Me këtë rast shefit i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti ka premtuar se kërkesa e tyre do të mbështetet në përputhje me ligjet në fuqi.

Ky grup parlamentar do të paraqesë amendament në buxhetin e vitit 2019 për këtë kërkesë të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe pret që kjo të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhet fjalë për këngëtaren më të pëlqyera dhe padyshim më…