LDK-ja përkujton Tahir Zemajn në 21-vjetorin e vrasjes

04 janar 2024 | 15:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë bërë homazhe, në 21-vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt, kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

Në njoftim e LDK-së është thënë se humbja e kolonel Tahirit dhe shuarja e ëndrrave të Hasanit e Enisit nuk janë vetëm humbje të familjes Zemaj dhe LDK-së, por edhe të gjithë Kosovës.

“21 vjet më parë, Kosova u trondit me lajmin për vrasjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, ushtarakut dhe strategut të luftës Kolonel Tahir Zemajt, djalit Enisit dhe kushëririt, Hasanit, i cili ishte kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan. Koloneli Tahir Zemaj udhëhoqi beteja të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, kundër regjimit serb. Ishte veprimtar i çështjes kombëtare, aktivist i orëve të para i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit Ibrahim Rugova. Koloneli Zemaj bashkë me Enisin e Hasanin, u ekzekutuan nga një breshëri plumbash derisa po ktheheshin në shtëpi me veturë. Humbja e Kolonel Tahirit dhe shuarja e ëndrrave të Hasanit e Enisit nuk janë vetëm humbje të familjes Zemaj dhe LDK-së, por edhe të gjithë Kosovës, prandaj dhe zbardhja e kësaj vrasje por edhe të gjitha vrasjet e veprimtarëve të tjerë është e domosdoshme, prandaj dhe dhimbja bëhet më e madhe. E përhershme do të jetë jeta dhe vepra e kolonel Tahirit, Enisit dhe Hasanit të cilët do të mbesin gjithmonë frymëzim i lirisë”,  është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman,…