LDK-ja po bën politikë publike, jo me fake accounts në Facebook
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se në Kosovë janë rreth 30 mijë fake accounts që janë në mbështetje të qeverisë që, sipas saj, është e panevojshme të investosh kaq shumë.
Kica-Xhelili tutje bëri një krahasim të Kurtit me Vuçiqin sa iu përket këtyre fake accounts që, sipas saj, Vuçiqi i kishte 14 mijë.
“Nëse ndien rehati të plotë me punën që po e bën, pse duhet të investosh aq shumë, pse të duhen 30 mijë accounts. Vuçiqi i kishte 14 mijë që iu kishun ekspozuar me 7 milionë banorë. Në Kosovë i ke më pak se 1.6 dhe i ke 30 mijë”, tha Kica-Xhelili.
Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
“Edhe disa vota e flasim pastaj”, tha Kica-Xhelili.
Deputetja tha se deputët e opozitës aktuale kanë zbatuar betimin e tyre në Kuvend në mënyra të tjera për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, jo si LV-ja kur ishte në opozitë.
Kica-Xhelili ka shtuar se në momentin kur opozita reagon, qeveria vëmendjen e kalon në veri të vendit.
“Secilën herë kur ne reagojmë ndodh një rast siç është veriu që gjithmonë e kanalizon energjinë atje, në momentin që ndodh diçka që tërheq vëmendje që ata nuk dëshirojnë si në ekonomi, drejtësi, çështje sociale, e krijojnë një diskutim atje, një dramë që e tërheq vëmendjen, mandej ne s’po bëjmë asgjë”, tha Kica-Xhelili. /rtv21