LDK-ja premton nga 5 mijë euro për fëmijën e tretë në familje dhe krijimin e dy ministrive

18 shtator 2023 | 13:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka prezantuar 50 premtimet e para të programit “Rruga e Re” që përfshinë 100 projekte.

Nga premtimet e publikuara, Abdixhiku ka përmendur një shpërblim prej 5 mijë eurove për familjet, të cilat vendosin të kenë tre fëmijë.

Gjithashtu, si premtim tjetër është publikuar edhe krijimi i Ministrisë për Familje dhe Mirëqenie si dhe krijimin e Ministrisë së Energjetikës.

Më tutje, ai ka premtuar 200 milionë euro buxhet për ushtrinë e Kosovës.

Për këto premtime të publikuara nuk janë dhënë detaje se kur do të realizohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se bazuar në Ligjin…