LDK-ja: Procesi zgjedhor ka filluar, nuk kemi informacione për probleme eventuale

14 shkurt 2021 | 09:37

LDK-ja përmes një komunikate për media ka deklaruar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk kanë informacione për problemet eventuale.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se komisionerët e këtij subjekti janë duke dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.  Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…