LDK-ja reagon pas vjedhjes së bustit të ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me rastin e vjedhjes së bustit të veprimtarit dhe ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.
LDK-ja dënon ashpër këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë, ka pranuar lajmin për vjedhjen e bustit të veprimtarit dhe ish deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. LDK-ja dënon rëndë këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar së më 13 shtator është vjedhur busti i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, në shkollën fillore në Pejë që mban emrin e tij.