LDK-ja reagon për vrasjen e Ivanoviqit: Autorët e vrasjes të dalin para drejtësisë
16 janar 2018
| 14:18
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për medie ka theksuar se me shqetësim ka pranuar lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, është thënë në komunikatën e LDK-së.