LDK-ja reagon për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc
29 prill 2018
| 11:52
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
“Shprehim mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren.
Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/