LDK-ja: Refuzimi i komisionit hetimor për energji nga partia në pushtet, fshehje e të vërtetës

26 prill 2022 | 12:40

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  ka vlerësuar se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.

Kjo parti ka thënë se formimi i komisionit në fjalë është domosdoshmëri shtetërore.

“Dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100 për i qind për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë. Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë takimit me…