LDK-ja rikonfirmon qëndrimin në favor të demarkacionit
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka konfirmuar mbështetjen e plotë për qëndrimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me ratifikimin e Projektligjit të marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
Sipas këtij njoftimi, mosratifikimi i demarkacionit deri më tani, e ka mbajtur Kosovën të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët i ka lënë pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes.