LDK-ja: Seanca e thirrur nga Qeveria, dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë PDK-së

04 shtator 2018 | 13:07

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka theksuar se seanca e thirrur nga Qeveria për ekipin negociator është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe presidentit Hashim Thaçi për prishje të koalicionit si dhe shantazheve të ditëve të fundit.

“Këto dy parti tash do të luajnë lojën e z. Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës. Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të z. Thaçi me Serbinë. Shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës”.

“Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm. LDK-ja nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prij ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë. LDK-ja nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës”, është thënë në deklaratën e grupit parlamentar të LDK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roger Federer është eliminuar që në raundin e katërt të…