LDK-ja shpalos programin për shëndetësinë

23 shtator 2019 | 15:34

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpalosur të hënën programin e saj për shëndetësinë.

Izet Sadiku nga LDK-ja ka bërë me dije se ky program parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të shëndetësisë.

“Programi për shëndetësi parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori , 100 për-qind furnizim me barna dhe material shpenzues, lehtësim të institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor”.

“Gjithashtu synojmë krijimin e instituteve të reja dhe pavarësim të klinikave. Fuqizim të diagnostikës duke blerë aparaturë të reja për QKUK-në dhe spitalet regjionale dhe Hartim të protokolleve mjekësore”, ka thënë Sadiku.

Sadiku thënë programi i LDK-së për shëndetësinë, në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin, duke ofruar shërbime cilësore dhe universale.

“Programi ynë do ta rritë dinjitetin e punëtorëve të shëndetësisë kosovare e cila ka munguar dhe duke rritur këtë dinjitet, do t’i rrisim edhe shërbimet dinjitoze për pacientet tanë”, është shprehur Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, beson se këtë herë…