LDK-ja shpreh gatishmërinë të takohet me partitë tjera për caktimin e datës për zgjedhjet e reja
10 tetor 2018
| 12:41
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka bërë me dije se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.
“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar. LDK-ja është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve”, është theksuar në komunikatën e LDK-së.
/Epoka e re/