LDK-ja: Sikur të votohej sipas pikëpamjeve tona sot do të kishim KiE-në dhe jo autonominë
16 maj 2024
| 12:16
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës është zotuar se në fund të majit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në “Facebook”, ku është bashkëngjitur edhe një video e kryetarit Lumir Abdixhiku, gjatë një intervistë më 8 qershor të vitit të kaluar, LDK-ja ka thënë se vendimet e vonuara të qeverisë janë gjithnjë të dëmshme.
“Autorësia mbi asociacionin pasi autonomia është vënë kusht, është vonesë e kushtueshme! Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve politike të LDK-së, sot Kosova do të kishte edhe Këshillin e Evropës edhe do të shmangte autonominë. Populizmi kushton”, është thënë në reagimin e LDK-së.