LDK-ja s’mund të fitojë pas zgjedhjeve atë që nuk e fitoi në zgjedhje
12 dhjetor 2019
| 09:30
Politologu Belul Beqaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mund të fitojë pas zgjedhjeve atë që nuk e ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo parti duhet të lëshojë pe në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Beqaj ka vlerësuar se është koha e duhur që LDK-ja të transformohet.
Ai ka thënë se ‘shtetin e kapur’ nuk mund ta ‘shkapin’ ata që kanë qenë në periudha të ndryshme pjesë e ‘shtetit të kapur’.
“Logjikisht nuk duhet në këto dikastere të jenë ata që kanë qenë pjesë të politikave të tilla”, ka thënë Beqaj.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)