LDK-ja s’mund të jetë në opozitë
19 dhjetor 2019
| 23:22
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK-në, dhe sipas saj, qëndrojmë pas këtyre deklaratave.
“Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese. Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona. Andaj dhe LDK-ja s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV-në ose do të kthehemi tek qytetarët”, ka shkruar Nagavci.