LDK-ja s’mund të ketë kryeministër më të mirë se Isa Mustafa
Avokati Besnik Berisha, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se kryetari i saj, Isa Mustafa.
“LDK-ja nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se Isa Mustafa”, është shprehur Berisha.
Ai tha se “Mustafa ka dalë në zgjedhje vetë i 120-ti, i ka pri secilit manifestim të LDK-së”.
Berisha shtoi se kjo është sfidë për Mustafën dhe se ai do duhej të sakrifikohet për këtë post.
“Unë dyshoj që për të është sfidë. Ai do të duhej të sakrifikohej. Unë do t’ia kërkoja këtë”, ka thënë Berisha.
Avokati Berisha madje e akuzoi qeverinë e Kurtit se edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje po i paguajnë me paratë e shtetit. “Kjo qeveri edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje i paguan me para të ministrisë”, shtoi Berisha.