LDK-ja sot pritet ta zyrtarizojë kandidatin për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot (e hënë) pritet ta caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se debati për këtë çështje do të mbyllet të hënën.
“Në mbledhjen e parë të kryesisë së re të LDK-së u pajtuam se nuk do tëkemi koalicion me PDK-në në asnjë situatë; nëmbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do tëdiskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen. Posti i kryeministrit i takon partisë mëtë madhe, LDK-së, e diskutimet për mandatarin e LDK-së do të mbyllen të hënën”, ka thënë Avdullah Hoti, shkruan “Epoka e re”.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LV), koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni Nisma-AKR kanë zyrtarizuar liderët e tyre kandidatë për kryeministër.