LDK-ja sot vendos për ministrat e vet në qeverinë e re

31 maj 2020 | 08:22

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja), kryesia e saj, të vendosë për caktimin e ministrave në qeverinë që do ta udhëheqë Avdullah Hoti, e cila pritet të votohet të martën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 10.00, me 64 vota për. Por, se a do të jenë ministra në qeverinë e ardhshme ata që janë përfolur në media, ende nuk është e qartë saktësisht. Megjithatë, ministra janë përmendur se do të jenë: Vlora Dumoshi, ministrie e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Lumir Abdixhiku, ministër i Financave dhe Transfereve, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hykmete Bajrami do të bëhet zëvendëskryeministre, ndërkaq Besian Mustafa do ta lë postin e ministrit të Bujqësisë dhe do të marrë atë të udhëheqësit të Dikasterit të Integrimeve Evropiane në kuadër të MPJ-së. / Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e…