LDK-ja s’shkoi në ceromoninë mortore të Demaçit, lideri i tyre e lavdëron atë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur fjalë të mira për Adem Demaçin, në ditën e varrimit të tij.
Mustafa përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se Demaçi i duhej botës shqiptare.
“Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë. Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare. Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë”, ka shkruar ai.
Reagimi i Mustafës vjen në ditën e varrimit të Demaçit, ku në këtë ceremoni nuk mori pjesë asnjë prej zyrtarëve të LDK-së.