LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për të hënën
09 tetor 2020
| 09:18
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të hënën me pikën për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projektligjit të hënën.
“Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së.