LDK-ja thotë se nuk do ta lejojë Thaçin të bëjë pazare me territorin e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se nuk do të lejojë Thaçin dhe Vuçiqin të bëjnë pazare me territorin e Kosovës.
“Kosova është një dhe e pandashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet”, është thënë në komunikatën e kësaj partie.
Sipas LDK-së, presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla.
“Negociatat për territorin e Kosovës janë kundërkushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike. Ne do të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga presidenti i vendit”, është theksuar më tutje në këtë komunikatë.
LDK-ja ka paralajmëruar se do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe papajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve.
/Epoka e re/