LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
28 prill 2024
| 17:42
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi, dhe PDK i është përgjigjur me një datë, por nuk e mendon se kanë tamam marrëveshje mes vete.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend.