‘LDK ju dëgjon’, Abdixhiku nesër viziton Suharekën
30 nëntor 2022
| 12:18
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nesër (e enjte) viziton qytetin e Suharekës. Ai pritet të marrë pjesë në debatin “LDK ju dëgjon”.
“Në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues ‘LDK ju dëgjon’, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet me struktura e qytetarë të Suharekës. Ftoheni nesër (e enjte), më datë 1 dhjetor 2022, në orën 17:00, në bibliotekën e qytetit ‘Hajdin Berisha’, në Suharekë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.