
LDK kërkon përfshirje të ShBA-së në dialogun me Serbinë për njohje të ndërsjellë
08 prill 2025
| 21:42
Kështu i tha ambasadorit francez, Olivier Guerrot, Lumir Abdixhiku, për qëndrimet e partisë që drejton, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për dialogun Kosovë – Serbi.
Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha proceset.