LDK: Mustafa kthehet shumë shpejt në Prishtinë
Kryesia e Degës së V-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku kanë biseduar për zhvillimet politike në përgjithësi. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen shëndetësore të liderit të tyre, Isa Mustafes.
Kjo degë e LDK-së ka njoftuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe e njëjta është përmisuar. Sipas tyre, së shpejti i njëjti do të kthehet në shtëpinë e tij, transmeton Indeksonline.
Komunikata e plotë e Degës së V-të të LDK-së në Prishtinë:
Kryesia e Degës së V-të e LDK-ës, mbajti mbledhjen e rregullt në Hajvali, ku analizoj zhvillimet politike në përgjithësi dhe u dakordua që ditëve në vijim të shtoj aktivitetin e vet nëpër nëndegë me qëllim të informimit të elektoratit me punën e LDK-ës në nivel vendi dhe në veçanti në nivel të Komunës së Prishtinës.
Kjo kryesi, në koordinim me Kryesinë e LDK-ës, deputetët e LDK-ës në Parlamentin e Kosovës dhe këshilltarët e Degës së V-të në Kuvendin e Prishtinës do të organizojnë takime pune në nivele të ndryshme me qëllim të ngritjes të shkallës së komunikimit politik dhe organizativ dhe për të shqyrtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimet në skenën politike dhe rrolin e LDK-ës në këto zhvillime.
Kryesia e Degës së V-të i uron kryetarit Isa Mustafa, sherim sa më të shpejt dhe dëshiron që ai shumë shpejt të kthehet për të vazhduar punën e vet profesionale dhe për të udhëhequr LDK-ën në këto ditë kur Kosovës i duhet më së shumti. Kryesia e Degë së V-të e LDK-ës njofton elektoratin e vet se shëndeti i Kryetarit Mustafa është stabilizuar dhe po përmirësohet relativisht mirë, prandaj ai së shpejti do të kthehet në Prishtinë për të vazhduar punën.