LDK në Klinë përgatitet për fitoren: Mobilizim maksimal për zgjedhjet e 9 shkurtit
Gjatë ditës së djeshme, nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci, u mbajt një takim i rëndësishëm me strukturat e degës, ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt
Kryesia e degës theksoi rëndësinë e mobilizimit të anëtarësisë dhe mbështetjes së fuqishme për dy kandidatët për deputetë, Alban Rraci dhe Arben Limani.
Në njoftimin e tyre thuhet se, gjatë takimit, u shfaq një angazhim i jashtëzakonshëm për të siguruar fitoren dhe për të vazhduar zhvillimin e Kosovës me vizionin e liderit Lumir Abdixhiku.
“Lidhja Demokratike e Kosovës në Klinë është e bashkuar dhe plot energji, duke synuar të jetë forca kryesore e ndryshimit në këto zgjedhje”, thuhet tutje në njoftim.
“Besimi në vizionin e Lumir Abdixhikut dhe në ekipin e LDK-së është një garanci për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Klinës dhe të gjithë Kosovës”, përfundojnë dega e LDK-së në Klinë.
E plotë:
Sonte, nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci, u mbajt një takim me strukturat e degës, ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit. Kryesia u fokusua në mobilizimin e anëtarësisë dhe në mbështetjen e fuqishme për dy kandidatët për deputetë, Alban Rraci dhe Arben Limani.
LDK-ja në Klinë është e bashkuar dhe plot energji për të qenë forca kryesore e ndryshimit në këto zgjedhje. Besimi në vizionin e Lumir Abdixhikut dhe në ekipin tonë është një garanci për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Klinës dhe të gjithë Kosovës.