LDK në Podujevë: Bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit sulmoi e kërcënoi sekretarin tonë
Dega e LDK-së në Podujevë me anë të një komunikate për media kanë njoftuar që sipas tyre bashkëpunëtori bashkëpunëtori i ngushtë i Kryetarit Bulliqi, R.H, pa asnjë justifikim dhe problem paraprak ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës, Besim Latifi.
Sipas LDK-së ky rast është duke u trajtuar nga policia.
Sot, rreth orës 17:00, në afërsi të objektit të vjetër të komunës, bashkëpunëtori i ngushtë i Kryetarit Bulliqi, R.H, pa asnjë justifikim dhe problem paraprak ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës, Besim Latifi.
Pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar. Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë.
Komisioni për informim i LDK – Podujevë