LDK nga sot do t’i bojkotojë seancat e Kuvendit, kjo është arsyeja
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë më në seanca të Kuvendit, nuk do të votojë marrëveshje ndërkombëtare e as në komisione.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili e ka quajtur si puç institucional kapjen e të hyrave vetanake të komunave, shkruan Demokracia.com.
“Prej sot, Grupi Parlamentar i LDK-së deklaron se nuk merr pjesë në seancë, në votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, në komisione dhe do ta shqyrtojë shumë shpejt çështjen e marrjes pjesë në kryesi. Sepse kjo është puç institucional kapja e buxhetit të komunave, të cilat janë të hyra vetanake”, ka thënë Gashi.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë më në seanca të Kuvendit, nuk do të votojë marrëveshje ndërkombëtare e as në komisione.
“Ministri nuk e kupton se ligji për buxhetin është ligj me karakter të afatizum vjetor. Fillon me një janar, përfundon me 31 dhjetor. Ky thotë, pse s’e keni citu ligjin e vitit 2022, 2021 dhe 2020. Nuk ekzistojnë! Janë me afat skadimi. Prandaj paaftësia dhe qëllimi i tij i keq po na bjen në një situatë ku ne refuzojmë të komunikojmë me të”, vijoi ai.
Përkundër kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës për kthimin e të hyrave vetanake të komunave, ekzekutivi ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Qeverisë në rast të mos-kthimit të këtyre mjeteve financiare.