LDK-ja dhe PDK-ja arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë
05 janar 2022
| 10:07
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se pas pak do të bëhet me dije edhe ndarja e pushtetit lokal.
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.
LV-ja në njoftimin e bërë për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit.